Detaje nga arrestimi i prokurorit, kontrolle në zyrat e Prokurorisë dhe banesa

SARANDË
Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

Mësohet se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt dhe oficerët e SPAK ndodhen aktualisht në Prokurorinë e Sarandës, ku po bëjnë kontrolle pas arrestimit të prokurorit.
Ky i fundit është vënë në pranga pas një hetimi nga SPAK, ku ka rezultuar se prokurori ishte i përfshirë në një rast korrupsioni.

Ndërkohë, rapoetohet se SPAK dhe FNSH po ushtrojnë kontrolle në zyrat e Prokurorisë së Sarandës, si dhe në banesa.

Loading...