Dy vëllezerit e ekzekutuar mëngjesin e së shtunës në Shkodër janë Astrit dhe Ibrahim Bilali, të cilët u qëlluan me breshëri kallashnikovi pranë banesës së tyre në lagjen Kiras në Shkodër.
Autorët kanë lëvizur me një automjet, i cili është gjetur pak metra më tutje, i djegur ndersa dyshohet se ishte me targa false.
Dy vëllezerit e ekzekutuar mëngjesin e së shtunës në Shkodër janë Astrit dhe Ibrahim Bilali, të cilët u qëlluan me breshëri kallashnikovi pranë banesës së tyre në lagjen Kiras në Shkodër.
Autorët kanë lëvizur me një automjet, i cili është gjetur pak metra më tutje, i djegur ndersa dyshohet se ishte me targa false.
Dy viktimat nuk kanë precedentë penalë, por dyshimet janë se vrasja e tipit mafioz është një ekzekutim për hakmarrje si pjesë e luftës së nisur mes dy fiseve të njohura në botën e krimit në Shkodër.
Vrasja dyshohet të jetë hakmarrje për shkak se viktimat kanë lidhje me një tjetër vrasje ndodhur pak kohë më parë në këtë qytet.
Astrit Bilali është babai i Asmer Bilalit, një anëtar i dyshuar i bandës Bajri, i cili mendohej se ishte shënjestra e vërtetë e atentatit ku mbeti i vrarë disa muaj më parë Arjan Ferracaku.
Kjo ngjarje ka mbetur pa autorë edhe pse policia shoqëroi disa persona të fisit Lici.
Viktima tjetër është e njohur në Shkodër sepse ka qenë një pjesëtar aktiv në lëvizjen e 2 prillit në fillim të viteve 90 në Shkodër.
Te dy vëllezërit kujdeseshin për një kompleks hipizmi në zonën e Kirasit. Dy vëllezërit 59 dhe 61 vjeç ndodheshin në lagjen me emri “Guerilë” në vendin e quajtur “Zooteknika” kur janë qëlluar, citon Top Channel.
Policia ka nisur kërkimet në të gjithë zonën, pasi ka gjetur mjetin e djegur, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kane nisur shoqërimet e personave të dyshuar ndërsa janë ngritur edhe postoblloqe.
Gjithashtu nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është nisur një grup i posaçëm me ekspertë dhe drejtues të Policisë Kriminale dhe asaj të Rendit për t’ju bashkuar grupit hetimor të ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Policia e Shkodrës kërkon nga dëshmitarët të bashkëpunojnë e të japin informacione në numrat 112 ose ne numrin 0694102147 duke garantuar ruajtjen e anonimatit./tch