Detaje nga gra bitja e 2 milionë eurove në Rinas

2 milion euro dyshohet të jetë shuma e grabitur në një automjet blind të transportit të parave të një banke.

Grabitja ndodhi rreth orës 15:00 në rrugën e Rinasit që të con për në aeroport.

Paratë që i përkasin një banke të nivelit të dytë, do të transportoheshin jashtë shtetit.

Sipas informacioneve paraprake nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, grabitësit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur. Nën kërcënimin e armëve kanë mundur të marrin thasët me paratë.

Forcat e policisë atje janë të shtuara në patrullime të efektivevë rrugor dhe të rendit, nisur nga fakti që në këtë rrugë kanë ndodhur grabitje të bujshme

Ne vitin 2017 1.5 milionë euro u grabitën në mes të ditës në rrugën e Rinasit, ku autorët e armatosur zbritën nga makinat e tyre duke i drejtuar armët personave në blindin me paratë.

Ne vitin 2015 tjetër grabitje ndodhi edhe në aeroportin e Rinasit, në ambientet e brendshme.

Pranë vendit ku u grabit blindi me para, nga persona ende të paidentifikuar, një automjet dyshohet të jetë duke u djegur. Dyshimet janë që makina t’i përkasë autorëve, që njëjtë si edhe më grabitjet e tjera, autorët i djegin makinat për të humbur gjurmët. Policia në postblloqe të shumtë të ngritur pas ngjarjes, pritet të mbërrijë në vendin e ngjarjes nga ku po vjen tymi./Shqiptarja

Loading...