Detaje nga kuvendi i 11 dhjetorit, nis në ‘Air Albania’ dhe do të përfundojë në…

Drejtoresha e komunikimit të “Foltores”, Floriana Garo, teksa foli për detajet e Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit, deklaroi se Kuvendi do të nisë në Air Albania dhe do të përfundojë në selinë e PD-së. Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, Garo zbulon detajet e Kuvendit Kombëtar, duke konfirmuar se Kuvendi do të nisë në orën 10 të mëngjesit.

Ndër të tjera Floriana Garo, thotë se nuk do të ketë Foltore deri të shtunën e 11 dhjetorit dhe se të gjitha vendimet do të merren në Kuvendin Kombëtar. Ajo shtoi se pas 11 dhjetorit nuk do jetë më dy grupime të Partisë Demokratike.

“Do mbahet në Air Albanai, do të nisë rreth orës 10. Janë mbledhur rreth 5200 firma të delegatëve. Delegatët që kanë firmosur të jenë në një zonë krejtësisht të veçuar nga pjesa tjetër e simpatizantëve, anëtarëve dhe të gjithë atyre që duan të jenë prezent.

Kuvendi do të nisë në Air Albania dhe do të përfundojë në selinë e PD-së. Duam t’i sigurojmë sa më shumë transparencë medieve dhe anëtarëve. Të gjitha vendimet do të merren në Kuvend.

Qëllimi ynë është të shkojmë në selinë e PD. Por vendimet do të merren në Kuvend. Ky Kuvend do shprehë vullnetin e demokratëve, vullnetin e anëtarësisë. Anëtarësia po merr në dorë fatin e partisë. Pas 11 dhjetorit nuk do ketë më dy grupime, por do ketë vetëm një Parti Demokratike, që shpreh vullnetin e demokratëve, që shpreh vullnetin a anëtarësie. Nuk do ketë më dy grupime të Partisë Demokratike,”- tha Floriana Garo.

Loading...