Detaje nga ngjarja në Shkodër – Autorët dyshohet se ngatërruan shënjestrën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Kiras në Shkodër ku kanë mbetur të vr.arë dy vëllezër.

Vik.timat janë Astrit Bilali dhe Ibrahim Bilali të cilët janë qëll.uar me bre.shëri plu.mbash në derën e banesës.

Mësohet se Astrit Bilali, 60 vjeç është babai i Astmer Bilalit, ish kampionit të boksit me ekipin e Vllaznisë.

Astmer Bilali u arrestua gjatë një operacioni vitin e kaluar si pjesë e grupit kri.minal të Bajrave. Dyshohet se ka qenë pikërisht djali i Astrit Bilalit, Astmer Bilali shënjestra e aten.tatit. Mesa duket autorët kanë ngatërruar një nga vik.timat me 30 vjeçarin Astmer Bilali i cili u arrestua muaj më parë për ar.mëmbajtje pa leje si pjesë e grupit Bajri, për t’u lënë më pas i lirë.

Ekzekutimi i dy vëllezërve ka ndodhur rreth orës 9:30 të mëngjesit të sotëm dhe autorët kanë studiuar me vëmendje gjithçka duke pritur për orë të tëra. Pas vr.asjes në zonën e Livadhes është gjetur një automjet tip Benz i djegur, me targa false por ende nuk dihet asgjë mbi autorët. Familja Bilali është pronare e resortit të kuajve, tejet të apasionuar pas kalërimit. Në resortin e tyre shkonin gjithnjë, anëtarë të grupit famoz ‘Bajri’.

Ndërkaq, jo më larg se dje, Gjykata e Apelit në Tiranë liroi një nga anëtarët e grupit Bajri, Emrah Plaku.

Kjo është vr.asja e dytë brenda pak ditësh në qytetin e Shkodrës ku u ekzekutua në mënyrë maf.ioze, edhe biznesmeni Nard Polia.

Ky qytet nuk po gjen qetësi dhe njerëzit ndihen tepër të pasigurtë për jetën.

Loading...