Një ate.ntat ma.fioz është shënuar në qytetin e Vlorës tek “Uji i Ftohtë”, me dy të vr.arë dhe një të pla.gosur rëndë.
Persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë Armando Sulejmanit, njohur me pseudonimin “Çipuri”, duke e lënë atë të pla.gosur rëndë.
Të vd.ekur mbetën O. Rexho dhe A.Hasani, të cilët janë kunati i 42-vjeçarit Armando Sulejmanit, dhe shoku i tij.
Armando Sulejmani ka qenë i dyshuar për ate.ntatin ndaj Ferdinand Llanajt.
Një histori e gjatë ha.kmarrjesh, që është përshkallëzuar në një bilanc tra.gjik vite më parë në atë që mbahet mend si “Ma.sakra e Çoles”.
Armando Sulejmanit i është bërë at.entat edhe në vitin 2016, teksa hynte në banesën e tij në lagjen Pavarësia”, ku i shpëtoi 11 plumbave duke e kapur vetëm njëri prej tyre. “Çipuri” njihet si person me precedentë të shumtë penal.
42-vjeçari njihet nga policia si anëtar i bandës së Gaxhait. Ai ishte i dënuar me 20 vite b.urg për vr.asje, ndërsa e ka fituar lirinë rreth 3 vite më parë.
Në një infromacion paraprak për ngjarjen, policia tha se “një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje.
Për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera”.
Një makinë e djegur është gjetur në fshatin Babicë të Vlorës.
Trupat e vik.timave janë mbuluar nga policia, të cilët ndodhen rreth 2 metra larg njëri-tjetrit.
Një i vd.ekur është gjetur në një makinë Passat, ndërsa tjetri në rrugë. Nuk dihet ende nëse ka pasur përleshje të a.rmatosur mes palëve.
Mësohet se i pl.agosur është transportuar për në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Dyshohet të ketë pasur një konflikt mes personave të përfshirë në ngjarje, por pritet të mësohen më shumë detaje nga Policia e Vlorës e cila ka mbërritur në vendngjarje.