Detaje nga ngjarja në Zallbastar – U v.ra nga burri i të dashurës

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në një fshat të Tiranës. 35-vjeçari Arben Gjeci u v.ra nga një tjetër person me sende të forta në fshatin Zallbastar. Ai është gjetur i pl.agosur në kokë në anë të rrugës nga kalimtarët më 24 janar dhe është transportua menjëherë ne spital, por nuk arriti të mbijetonte.

Menjëherë pas ngjarjes u tha se personi kishte rënë nga lartësia, por sipas ekspertëve p.lagët që ai ka marë në kokë hedhin poshte këtë version.

Sipas autopsisë vi.ktima kishte katër p.lagë në kokë.

Mjekët thonë se v.dekja ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të mëdha në kokë për shkak të pë.rplasjeve ose go.ditjeve. Policia nisi menjëherë hetimet dhe nga dëshmitë e para u dyshua fillimisht për një rënie nga lartësia. Por rezultatet e autopsisë treguan se 35-vjeçari kishte katër plage në koke, çka ngre dyshime se ai mund të jetë go.ditur me sende të forta, dëmtime që i kanë sjellë v.dekjen.

Kjo ka çuar policinë të hetojë edhe pisten e v.rasjes së 35 vjeçarit.

Dyshohet se ngjarja ka si motiv pasionin pasi v.iktima dyshohet se kishte lidhje me bashkëshorten e autorit.

Sipas burimeve të policisë ngjarja ndodhi kur Arben Gjeci u takua me bashkëshorten e autorit. Në këtë moment ai u g.odit disa herë me sende të forta duke gjetur vd.ekjen e menjëhershme.

Për këtë policia ka shoqëruar disa persona, dhe nga hetimet paraprake, rezulton se 35-vjeçari ka pasur një konflikt në fshat. Janë marrë në pyetje familjarët pasi dyshohet se v.iktima ka pasur lidhje me një grua të martuar.

Loading...