Detaje nga plagosja e Xhaferrajt në Vlorë, u qëllua me…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e ditës së djeshme në Selenicë të Vlorës ku u plagos pranë shtëpisë 50-vjeçari Jetnor Xhaferraj, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Burime bëjnë me dije se ndaj Xhaferrit është qëlluar 30 herë, por fatmirësisht vetëm një plumb e ka kapur. Për Xhaferrin ky është atentati i dytë që i bëhet brenda një vitit.

Ndërkohë policia ka gjetur të shkrumbuar një makinë Toyoto në Karbunar, konkretisht në fshatin Poçem rruga e vjetëm, automjet i cili dyshohet të jetë i autorëve. Gjithsesi është e vështirë për ta identifikuar pasi ka qenë e djegur plotësisht.

Sakaq burime bëjnë me dije se brenda në automjet janë gjetur dy armë automatike, me të cilat mendohet të jetë qëlluar Xhaferraj.

Loading...