Detaje nga tr agjedia në Kakavijë

Zbardhen detaje të tjera rreth aksidentit të ndodhur sot paradite në Kakavijë. Një dëshmitar që ka parë të gjithë ngjarjen e rëndë është shprehur për Fax News se ambulanca ka qenë bosh, dhe nuk po transportonte asnjë të sëmurë.

“Ishte me shpejtësi, ambulanca ishte bosh, skandal i zotit, skandal i zotit”, u shpreh dëshmitari okular i ngjarjes.

Ndërsa një tjetër është shprehur se: “E vr au djalin para syve tanë, e mori zv arrë djalin, ne na hodhi në kanal, djalin e shtypi e v rau, po rrinte me të ëmën në hije. Ishte para nesh, na e vr anë para syve”.

Kujtojmë se sot një ambulancë ka përplasur për vde kje një fëmijë 14-vjeçar, i cili priste në radhë bashkë me prindërit e tij në aktin Kakavijë-Bularat.

Loading...