Detaje nga vr asja i 41-vjeçarit

41-vjeçari i ekzekutuar ditën e sotme në Fier, Elton Javori, është nipi i Demir Backës, shkruanklan.

Mediet shkruajnë se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, Elton Javori, dyshohet se u vra me pistoletë pas një krushqie të prishur.

Kujtojmë se Demir Backa u vra në një atentat më 23 Tetor të 2021-it pranë një qendre tregtare në Fier. Backa është vëllai i një ish-anëtari të bandës së Fierit i vrarë në 1997, Medi Backa. Ky i fundit u vra në masakrën e Levanit bashkë me 23 persona të tjerë.

Fisi Backa, me të cilin raportohet se ka lidhje viktima është me origjinë nga Kosova e banim të hershëm në Fier si dhe janë mjaft të fuqishëm ekonomikisht në këtë qytet, të konsideruara ndër 2 familjet më të pasura.

Demir Baçka njihej në Fier gjerësisht për shkak të historive nga e kaluara, por edhe bizneseve të tij të cilat shtriheshin deri në zonat bregdetare në jug të vendit.

Loading...