Zbulohen detaje të reja që pritet të hedhin dritë mbi vrasjen mafioze të Shkëlzen Kastratit, ngjarje që tronditi qytetin e Fierit paraditen e 1 shkurtit.
Në mjetin tip Audi, që u sekuestrua nga policia në zonën e Kamzës janë gjetur materiale që janë dërguar për ekspertizë.
Sipas burimeve, në mjet u zbuluan disa fije floku që dyshohet se i përkasin autorëve të vrasjes të 42-vjeçarit. Pikërisht ky automjet dyshohet se është përdorur nga autorët për tu larguar nga zona e Fierit, pasi i vendosen zjarrit mjetit tjetër tip Range Rover që u përdor në vrasje. Ndërsa armës i ishte fshire numri serial.
Makina e djegur, mësohet se është futur në Shqipëri përpara se të shpallej e vjedhur në shtetin grek.
Te enjten policia zhvilloi një operacion në Tiranë, Durrës Fier e Vlorë, ku u kontrolluan disa banesa. Në total u shoqëruar 8 persona të cilët u morën në pyetje pasi dyshohet se mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.
Mes tyre ishte edhe qytetari nga Kamza, pronar i mjetit Audi i cili deklaroi se këtë makinë e kishte shitur pa kontratë noteriale tek një person tjetër.
Ky i fundit është në kërkim nga autoritetet policore.