Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vetëvarjen e shqiptarit Fitim Uka në qelinë e një gjykate Bordo në Francë.
Avokati i shqiptarit, Abraham Hervé Diompy, ka treguar se ai nuk donte të kthehej në Kosovë ndërkohë që kanë nisur hetimet për këtë ngjarje.
Më tej tha se nuk ka informacion nëse ndonjë familjar i të ndjerit nga Kosova ka nisur procedurat për kthimin e trupit të pajetë në Kosovë.
Ambasada e Kosovës njofton se i ndjeri ka jetuar në Francë që nga viti 2008 dhe ka jetuar vetëm.
Sipas informacioneve nga familjarët, Fitim Uka ka jetuar vetëm në Francë që nga viti 2008. Avokati i shqiptarit ka treguar se si prej 15 vitesh jetonte në Francë por që kishte një të kaluar traumatike.
Historia e tij
Ai mbërriti në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet ndëretnike dhe një situatë të paqëndrueshme politike.
Ai kishte një të kaluar të dhimbshme traumatike të lidhur me vrasjen në të njëjtën ditë të pesëmbëdhjetë anëtarëve të familjes së tij.
U largua nga vendi i tij me vëllain e tij, dhe u zhvendosën në Alsace. Ai ishte i pastrehë, i varur nga alkooli dhe droga. Uka po trajtohej në burg. Kishte një jetë të vështirë, veçanërisht të ndërlikuar nga problemet psikologjike.