Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një debati, ndërsa Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, një 43-vjeçar nga Kruja.
Policia e Krujës tha dje se i shpallur në kërkim është shtetasi me inicialet G.Gj, 43 vjeç, i cili dyshohet të jetë personi që ka plagosur me thi.kë, bashkëshorten e tij 37-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së premtes për motive të dobëta, ndërsa mësohet se gruaja 37- vjeçare ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Burime nga grupi hetimor thanë për gazetën se fillimisht çifti është përplasur verbalisht, ndërsa më pas situata degradoi deri në dhu.në fizike e madje në përdorimin e ar.mëve të ftohta.
Sipas burimeve, shkak për debatin dhe më pas konfliktin fizik është bërë situata familjare dhe hallet e përditshme në familje.