Kujtojmë këtu se asaj iu mor jeta nga shqiptari Aleksandër Luca dhe greku Manoli Koukouras.
Dy të rinjtë kanë treguar me detaje se si i morën jetën studentes greke. Sipas detajeve të reja mësohet se ishte shqiptari, ai që i nisi një mesazh Elenit në “Facebook” për t’u takuar, por ai nuk e takoi vetëm pasi me të ishte edhe miku i tij.
E kur e reja kishte shkuar me ata të dy në shtëpi kishte ndjerë frikë dhe siklet. I riu shqiptar dhe ai grek e kanë kapur me forcë, pasi ajo nuk ka pranuar të bëjë marrë.dhënie me dëshirë me ta.
Ata e kërcënuan atë me mjet prerës dhe mby.tën më pas, pasi ajo nuk pranoi që të bënte veprime të çmen.dura me ta. Sipas asaj që shkuan gazeta greke “Star” studentja mund të kishte shpëtuar nëse njëri prej djemve do e kishte ndihmuar.
Shtetasi grek, pasi ndodhi ngjarja e rëndë e ka fshirë llogarinë e tij në “Facebook”, por mbetet për t’u parë nëse autoritet greke do të zbulojnë të tjera detaje nga rrjetet sociale, pasi gjyqi për dy të rinjtë është shtyrë.
Po ashtu e ditur bëhet se vajza humbi ndjenjat si pasojë e tor.turave dhe se nuk kishte ndërruar jetë, por dy të rinjtë për të fshehur gjurmët e hodhën atë nga një shkëmb buzë detit.
Autoritet besojnë se studentja ndërroi jetë nga pla.gët e shkaktuara nga hedhja e trupit nga lartësia.