Detaje të reja me ekzekutimin e Kastriot Reçit/ Autori i maskuar si femër, dyshohet se është ushtarak

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e Kastriot Reçit një ditë më parë në Rrëshen.

Një kamera sigurie dyshohet se ka filmuar autorin, por ai është i paidentifikueshëm. Burime hetimore thonë se autori ka qenë i maskuar si femër dhe më pas i ka hedhur paruket, duke u larguar i qetë.

Pas krimit, autori dyshohet se është larguar nëpër zonën e Perlatit, duke shkuar në drejtim të Burrelit.

‘Kastriot Reçi është qëlluar me snajper me një plumb të vetëm. Autori ka qenë i mirëmaskuar, i veshur si femer me fustan dhe me paruke. Ai ka përfituar nga fakti se pallati nga ku është kryer krimi është shpallur i pabanueshëm për shkak të tërmetit.

Nga burimet e grupit hetimor mësohet se autori është ngjitur nga shkallët dhe ka hyrë në një banesë të boshatisur në katin e parafundit. Nga dritarja ka qëlluar me precizion të lartë drejt objektit, duke e goditur me plumb në kraharor.

Ekzekutori ka dashur të vrasë vetëm Kastriot Reçin dhe madje ka shmangur plumbat ndaj vëllait të Reçit i cili ka kaluar në të njëjtën rrugë, vetëm 3 minuta më parë. Policia ka gjetur maskën të hedhur në rrugën që të çon në fshatin Perlat. Hetuesit kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve në rrugët e qytetit për të parë lëvizjet e autorit’, ka raportuar gazetari i AbcNews, Gjergj Figuri.

Dyshimet janë që, autori të jetë një qitës profesionist!

‘Edhe pse ka mobilizim total të forcave të policisë ngjarja është e vështirë të zbardhet. Ekzekutori ka patur një goditje të saktë në drejtim të objektit.

Ai klasifikohet si qitës profesionist dhe vlen për tu theksuar se e ka studiuar mirë zonën, më pas ka goditur me prezicion nga 200 metra largësi.

Sipas burimeve policore ai ka vepruar i vetëm, pra nuk ka pasur persona të tjera mbështetës në qytetin e Rrëshenit. Materialet e gjetura janë çuar në laboratorin e kriminalistikës për të ekzaminuar ADN-në’, kanë bërë të ditur burimet policore. /abcnews

Loading...