Detaje të reja mësohen nga ngjarja e djeshme që ndodhi në Durrës, ku dyshohet se vëllai qëlloi vëllain me thikë.
Mësohet se 2 vëllezërit janë përplasur për shkak se njëri prej tyre kishte vënë alarmin e telefonit për t’u zgjuar nga gjumi që të hante syfyrin, teksa ishte duke agjeruar në kuadrin e muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Zhurma e ziles së zgjimit ka shqetësuar 20 vjeçarin i cili e ka qëlluar të vëllanë me thike duke e lënë të plagosur rëndë.
Vëllezërit jetonin bashkë në një shtëpi me qira në zonën e plazhit në lagjen 13 të qytetit të Durrësit.
Loading...