Detaje të reja janë publikuar në lidhje me shpërthimin me tritol mbrëmjen e së premtes në automjetin tip “Range Rover”, të noteres Rezarta Koçi. Siç bën me dije grupi hetimor, në makinën e noteres nuk është vënë më shumë se 100 gram tritol. Nisur nga shpërthimi, hetuesit vlerësojnë se sasia e eksplozivit ka qenë e vogël, e për pasojë dyshohet se ka qenë një formë paralajmërimi për noteren.
Koçi është marrë në pyetje nga policia dhe ka treguar edhe përsonat me të cilët ka pasur probleme. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurise, për të parë se kush ishin personat që i vendoën lëndën plasëse në makinën e noteres. Policia i ka përqëndruar hetimet tek konfliktet që Koçi, ka pasur për çështje parash nga persona të ndryshëm, pasi ajo akuzohet për mashtrim të disa personave, me shuma të konsiderushme parash./joq