Detaje të reja nga kr.imi në Patos

22-vjeçari Martin Skëndaj vrau me armë Manol Rapajn dhe Elis Kapajn, brenda qendrës shëndetësore të qytetit, pas debatit me ta.

Rapaj ishte i dashuri i motrës së Skëndajt, por që ky i fundit nuk e kishte pranuar një fakt të tillë, ndaj dhe e ka qëlluar me armë, duke i marrë jetën bashkë me shokun Kapaj.

Vetëm tri ditë më parë Manol Rapaj kishte kallëzuar penalisht në Policinë e Fierit autorin Martin Skëndaj dhe babanë e tij, pasi këta të fundit kishin shkuar për të debatuar me të, me pretendonin se ai kishte ngacmuar motrën e 22-vjeçarit.

Sipas denoncimit të bërë në polici, Rapaj kishte thënë se në momentin kur ata kishin shkuar për t’u sqaruar, kishin pas me vete edhe mjete prerëse. Pas denoncimit, materialet i kishin kaluar Prokurorisë së Fierit për kanosje.

Ndërkohe, disa banorë të lagjes, ku jetonin viktimat dhe autori i krimit, kanë thënë se i njihni si djem shumë të mirë të dyja palët

Loading...