Detaje të reja nga ngjarja e djeshme në Vlorë, ku u plagos një 33-vjeçar

Detaje të reja rreth ngjarjes së djeshme në Vlorë, ku u plagos 33-vjeçari, Tonin Ramaj. Dyshohet se autorët janë tre, ndërsa vetëm dy prej tyre kanë qëlluar disa herë në drejtim të Toninit, duke e plagosur në këmbë.

Autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa policia ka shoqëruar tre persona që mendohet se janë dëshmitarë të ngjarjes.

Mendohet sipas policisë, se shkak janë konfliktet e vjetra që mund të ketë pasur i plagosuri me autorët.

33-vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Loading...