Detaje të reja për banesën e shkrumbuar në Gjirokastër

Një banesë është djegur pasditen e sotme në Gjirokastër, në lagjen “Zinxhiria”.

Burime të sigurta bëjnë me dije se shtëpia i përket Tafil Tafilit dhe ajo është shkrumbuar tërësisht së bashku me orenditë shtëpiake.

Dyshimet fillestare ishin se zjarri ishte i qëllimshëm.

Sipas burimeve gjyshi i pronarit të shtëpisë që ka probleme mendore i ka vendosur flakën shtëpisë.

Tafil Tafili jeton në Janinë të Greqisë dhe në momentin e zjarrit nuk ka pasur njerëz brenda.

Ndërkohë grupi hetimor po heton për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes./lajmifundit

Loading...