Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 33-vjeçares në Kosovë. Mësohet se e reja është mbytur me jastëk nga motra e saj, 3 vjet më e vogël se ajo. Policia thekson se dy motrat dhe anëtarët e tjerë të kësaj familjeje dyshohet se kanë probleme mendore.
“Rreth orës 12:00, kemi marrë informacionin për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër 33 vjeçe.
Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike, të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka njoftuar policia.