Detaje të rënda nga ab*zimi i 12-vjeçares

Detaje të reja janë zbuluar rreth 47-vjeçarit, banor i fshatit Lis, në rrethin e Matit, i cili u arrestua pasi akuzohet për përdh unimin e një 12-vjeçareje. Bëhet fjalë për shtetasin Urim Cenuka (Hoxha) që prej kohësh kishte lidhje intime me një grua të divorcuar, ndërkohë kjo e fundit mbante në banesë edhe një motër nga ana e babait, pikërisht 12-vjeçaren me të cilën abu zoi Cenuka.
Urim Cenuka

Ka qenë vetë e mitura e cila ka denoncuar në Policinë e Matit 47 vjeçarin, duke thënë se është përdhu nuar disa herë nga ai, madje dhe është kërcënuar për të mos treguar. Kjo është konfirmuar edhe nga banorë të zonës, të cilët kanë informuar Policinë se Urim Cenuka frekuentonte shpesh banesën e dy motrave dhe ndonjëherë i merrte në shtëpinë e tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit Urim Cenuka, 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrëdhënie sek suale me një të mitur 12-vjeçe dhe me datë 01.12.2021 ai e ka kanosur atë për të mos treguar. E mitura, së bashku me familjarët, ngjarjen në fjalë e kanë kallëzuar në Komisariat ditën e djeshme dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit Urim Cenuka i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale ‘Marrëdhënie seks uale ose homosek suale me të mitur’ dhe ‘Kanosja’”, thanë burime pranë Komisariatit të Policisë Mat.
Ndërkohë Policia ka marrë në mbrojtje të miturën, e cila do të dërgohet në qendër sociale, ndërsa mjekët gjinekologë kanë nisur ekzaminimet mjekësore për të vërtetuar ngjarjen e rëndë.

Loading...