Është gjetur i vrarë në ishullin Rodos në Greqi biznesmeni shqiptar i ndërtimit Xhani Topalli, i cili ishte zhdukur që prej disa ditësh. Mediat greke raportojnë se në pranga është vënë autori i dyshuar, një 53-vjeçar, pronar i një hoteli, i cili i kishte borxhe biznesmenit shqiptar.
Ndërkohë gazetari i Faxnews Shpëtim Zinxhiria në një lidhje “Skype” ka dhënë detaje mbi vrasjen që ka tronditur Greqinë dhe Shqipërinë.
Ai tha se familja ka bërë denoncimin për zhdukjen më datë 30 gusht. Ndërsa është arrestuar autori dhe djali i tij. Ai thote se autorët e kanë mbytur me litar për shkak të borxhit 30 mijë euro, që i kishin.
Zinxhiria: Nga data 22 deri me 28 gusht janë zhdukur 2 shqiptare. I dyti ka qene Xhani Topalli. Ngjarja ka ndodhur më 28 gusht kur ky person vajti të takonte një grup shokësh. Familja e ka bërë denoncimin me datë 30. Ndërkohe ky ishte vrarë. Lidhur me kete vrasje është arrestuar nje biznesmen 53-vjeç me djalin e tij. Ky person i kishte 30 mijë borxh se Xhani Topalli ishte biznesmen në Rodos rreth 25 vitesh.
Policia para 4 ditësh e thirri autorin e krimit se kishte dyshime. Autori ka thënë se të ditë kishte qëë në spital. Policia e verifikoi. U zbulua se autori ishte me djalin.
Si ndodhi krimi?
3 km larg vendit të shtëpisë së tij, e futën në makinë dhe e kanë mbytur me tel, jo më litar. E kanë zhvendosur trupin 50 km larg vendit te krimit, eshte gjetur i zhveshur vetem me mbathje.
Ky njeri kishte kryer pune ne hotel dhe kishte vajtur te merrte leket. Kjo polici greke do falenderuar. Policia nuk deklaron se ky shqiptar eshte shqiptar, por i huaj. Kemi 242 vrasje. Nuk është dënuar asnjë vrasës.