I parabu*rgosuri i është drejtuar gjykatës së Tiranës me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, pasi kërkon të trasferohet në një spital në Turqi, ku mund të kryejë një ndërhyrje për heqjen e tre plu*mbave që ka në trup.
Burimet thonë se hetuesit kanë mundur të zbërthejnë telefonin celular të Eljon Hatos, në të cilin kanë gjetur edhe disa biseda që provojnë përfshirjen e tij. Ka qenë Eljon Hato, i cili ka komunikuar me SMS me viktimën Fabian Gaxha dhe i ka kërkuar këtij të fundit që të vinte në lokalin “Monopol” i arma*tosur.
Si Gaxha, ashtu edhe Hato ishin në krahun e Ervis Martinajt në përplasjen që përshkallëzoi në përdorimin e arm*ëve. Komunikimi mes Gaxhës dhe Hatos është bërë në aplikacionin “Whatsapp”.
Pasi është njoftuar për vendgrumbullimin, Eljon Hato ka komunikuar personalisht me Gaxhën dhe i ka shkruar një tekst: “Eja me a*rmë te lokali”. Pas këtij komunikimi Gaxha ka shkuar në lokalin ku ndodhi ngjarja e rëndë, rreth një orë e 30 minuta pas konfliktit verbal që kishte pasur me Ervin Matën jashtë dyqanit të Redi Popeskut, ku prezente ishte edhe këngëtarja Elvana Gjata.
Sipas Prokurorisë, ka qenë Gaxha që ka kërc*ënuar me arm*ë Mevjol Bilon dhe ky i fundit, i shtrirë në tokë dhe i arma*tosur ka që*lluar ndaj Gaxhës duke e lënë të vde*kur dhe më pas ka plago*sur Ervis Martinajn dhe Eljon Haton. Në kërkim për ngjarjen janë Ervin Mata dhe personi që dyshohet si autor, Meviol Bilo.
Të gjithë të arr*estuarit e tjerë janë liruar nën masën e detyrimit për paraqitje, ndërsa Eljon Hato dhe Ervis Martinaj janë nën masë sigurie “Arr*est me bu*rg”. Ndërkohë, Prokuroria për këtë ngjarje ka shpallur në kërkim dhe Eldi Dizdarin, i konsideruar si molla e sherrit në konfliktin që ndodhi në ishBllok mbrëmjen e 4 tetorit.
Sipas Prokurorisë, dyshohet se Eldi Dizdari ka pasur një konflikt me Ervin Matën. Në dosjen e Prokurorisë, ky person, nga Redi Popesku, është identifikuar si një ish mik i ngushtë i Matës, me të cilin ishin konfliktuar, pasi i kishte ngacmuar të fejuarën, por hetuesit dyshojnë se shkak ka qenë tjetër çështje.
Më 4 tetor 2018, rreth orës 20:37, nga dyqani “Monopol” ka dalë shtetasi Ervin Mata, i cili ishte duke folur në telefon dhe për t’u takuar me të fejuarën e tij, për të shkëmbyer një çelës shtëpie. Në momentin që Ervini ka qenë duke bashkëbiseduar me të fejuarën, ka kaluar një automjet dhe personi apo personat që kanë qenë brenda tij, kanë ngacmuar çiftin. Në mjet është afruar shtetasi Ervin Mata.
Rreth 10 sekonda më pas, afrohet edhe shtetasi Mevjol Bilo dhe bisedojnë me personin/personat që ndodheshin brenda në automjet, ku vërehet se Ervini e shtyn me dorë shtetasin Mevjol Bilo me qëllimin për ta larguar.
Pasi shkëmbejnë disa fjalë, rreth 1 minutë më pas Ervini me Mevjolin largohen në drejtim të dyqanit “Monopol”. Rreth një orë më pas, në dyqan afrohen dy automjete dhe hyjnë brenda Ervis Martinaj, Fabian Gaxha dhe Eljon Hato. Në këtë moment ndodh edhe konflikti brenda në lokal dhe personat largohen me shpejtësi.*