Detaje tronditëse nga vr asja në Bathore, policia: Kunati ekzekuton me armë zjarri kunatën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bathore. Një person i identifikuar me inicialet A.K., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, të identifikuar me inicialet J.H.

Mbetet e paqartë arsyeja përse ka bërë këtë veprim, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit. Dyshohet se vrasja është kryer për çështje morali.
Informacion paraprak:

Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...