Policia greke ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me vrasjen makabre të 20-vjeçares gjatë një grabitjeje në Glyka Nera të Athinës. Mediat vendase raportojnë se gjatë grabitjes, ku autorët mbyten me duar nënën pranë foshnjës së saj 11 muajshe, njërit prej tyre i ra maska duke bërë që t’i zbulohej fytyra.
Media greke ERT, tregon se bashkëshorti i Karolinës ka rrëfyer në polici se në momentin që autorët janë munduar të neutralizojnë gruan e ndjerë, I ka rënë maska duke I zbuluar fytyrën.
‘Ai person ishte rreth 30 vjeç, me ngjyrë dhe nuk foli fare gjatë grabitjes. I vetmi moment kur foli ishte në momentin që po dilnin nga shtëpia. Folën një gjuhë që nuk e njoh”, ka deklaruar piloti.
Policia dyshon se një ndër shkaqet që çuan në vrasjen e Karolinës nga grabitësit është pikërisht fakti se ajo i pa fytyrën. Grabitësit menduan se vranë edhe bashkëshortin e saj duke u siguruar që nuk i pa njeri që mund të dëshmonte.
Policia, vazhdon përpjekjet për identifikimin e autorevë dhe ka vazhduar të tregojë foto të banditëve të mundshëm për të identifikuar vrasësin e gruas. Kjo do të vazhdojë në ditët në vijim, pasi një numër i madh ka një numër të madh të dyshuarish raportojnë mediat greke. Policia pret gjithashtu rezultatet nga laboratorët, pasi besojnë me siguri se vrasësi i Karoline la material gjenetik në trup dhe rrobat e gruas, që e mbyti dhe e lidhi në shtrat.
Analistët e EL.AS besojnë se tre grabitësit janë anëtarë të një bande të madhe shqiptarësh dhe romësh, të cilët zhvillojnë vjedhje të organizuara, duke bërë edhe më të vështirë kapjen e tyre.
Ngjarja ka tronditur të gjithë komunitetin për brutalitetin e grabitësve, por edhe faktin se çifti kishte një vajze të vogël, vetëm 11 muajsh, e cila u gjet sipër trupit të nënës së vdekur pasi kishin ikur grabitësit. Ata morën rreth 10 mijë euro në cash nga shtëpia dhe disa bizhuteri