Detajet, e zuri masivi shkëmbor brenda minierës së Bulqizës, si humbi jetën 27-vjeçari

Policia jep detaje nga ngjarja tragjike në një minierë të Bulqizës, ku mbeti i vdekur minatori me iniciale E.A si pasojë e një aksidenti në punë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë orës 18:30.

Viktima, Eldi Alla 27 vjeç ka qenë duke bërë kontrollin e galerisë, kur është shembur një masiv shkëmbor duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas minatorëve është shembur “katrorja” një emërtim i kolonës së sigurisë.

Ngjarja ka ndodhur në nivelin e 18, teksa 27 vjeçari ka qenë duke kryet kontrollin e galerisë.
Bulqizë/ informacion paraprak

Me datë 28.05.2021, rreth orës 18.30, në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi E. A., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes.

Loading...