Detajet nga mbledhja e qeverisë në Elbasan(foto)

Ditën e sotme Rama mblodhi kabinetin, bashkë me ministrat e shkarkuar në një mbledhje informale me fokus vendosjen e objektivave të reja për vitin 2019.

Postimi i Ramës:
Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor. Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase;përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike;masat e reja Antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10#PS #Reforma #Skuadër #Lidership

Protesta:

Mbledhja e kabinetit të qeverisë nuk ka kaluar pa incidente. Mëngjesin e sotëm në Elbasan, një grup banorësh nga Njësia Administrative Labinot Fushë me të cilët është bashkuar edhe kreu i degës së PD Elbasan, Eugen Isaj si dhe deputeti i PD, Luçiano Boçi, kanë protestuar në hyrje të Resortit ku po zhvillohet mbledhja e qeverisë. Jo vetëm kaq, por ata kanë hedhur edhe tymuese.

Loading...