Detajet shokuese, dyshohet se Babis e vrau 20-vjeçaren pasi ajo zbuloi aktivitetin e tij të drogës

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 20-vjeçares Caroline në Greqi, nga bashkëorti i saj. Mediat greke shkruajnë se, dyshohet se Babis Anagnostopoulos mund të ketë qenë një trafikant droge i cili furnizonte kartelet. Sipas mediave, referuar prokurorisë, e reja mund të ketë mbetur viktimë sepse zbuloi aktivitetin e bashkëshortit të saj.
Thuhet se prokuroria bazohet në këtë dyshim sepse pasuria e çiftit ishte luksoze, shtëpi 140 mijë paund, tokë 47 mijë paund dhe së fundmi pushime në Dubai.

Pavarësisht profesionit si pilot, Anagnostopoulos mund të ketë pasur një burim tjetër alternativ të ardhurash. Këtë pistë e konfirmon edhe babai i Caroline Crouch, David i cili thotë se janë disa lidhje që e çojnë ish-dhëndrin e tij drejt bashkëpunimit me kartelet e drogës.

Loading...