Detajet tronditëse nga ngjarja e rëndë e dhunimit të vajzës së mitur

Nuk kanë mbarim detajet tronditëse nga ngjarja e rëndë e dhunimit të një vajze të mitur në Kamëz, e cila aktualisht vijon të jetë tek spitali i Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Vajza është vetëm 6-vjeç, ndërsa raportohet se babi i saj 27-vjeçari R.K. i cili është arrestuar, e ka dhunuar duke e rrahur me thupër si dhe e ka kafshuar në zona të ndryshme të trupit.

Fëmija ka përfunduar në spital tek Trauma. Mjeket kanë njoftuar policinë për rastin në fjalë ku këta të fundit kanë vënë në pranga babanë e të miturës.

Mësohet se prindërit e vajzës kishte 6 vite që ishin ndarë, ndërsa prej një muajsh kishin nisur një bashkëjetesë.

Vajza merrte të ëmën në telefon duke i kërkuar që të mos e lërë vetëm me të atin nga frika e dhunës. Nga ana e saj edhe nëna e vajzës ka pranuar se ishte në dijeni të dhunës që i ati ushtronte ndaj saj. Ajo ka thënë se 27-vjeçari e ka goditur me thupër dhe e ka kafshuar por sipas saj mendonte se kafshimin e bënte ngaqë e kishte marrë malli. Prokuroria ka kërkuar ekspertim psikik dhe analizat e drogës ndaj dy prindërve.

Ndërkohë edhe në shkollë e mitura ka shfaqur shqetësime deri në të vjella ndërsa pasi është paraqitur në spital ka rrëfyer dhe tmerrin e përjetuar.Abcnews

Loading...