Detaje,vr.asja e Indritit,flet shoku i punës: “Më kërkoi të blija cigare, një pije energjike dhe dy çokollata”

Në dosjen e plotë te Prokurorisë për vrasjen e teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelaj, është edhe dëshmia e Luan Çakës, një nga personat e arrestuar për “moskallëzim krimi”.

Gjatë dëshmisë së dhënë në Prokurori, të cilën e disponon “Panorama”, ai ka treguar se ka qenë me 26-vjeçarin duke punuar në katin e parë të vilës.

Luan Çaka ka thënë që në krye të herës se Indriti e kishte dërguar për të blerë cigare, një pije energjike dhe dy çokollata. Ai është rikthyer sërish në punë pas rreth 15 minutash. Pasi është refuzuar që të hynte brenda ambienteve ku dhe ndodhi krimi, Luan Çaka është larguar tek makina e tij.

“Sot kam qenë te banesa ku ka ndodhur ngjarja, dhe aty kam gjetur tre punëtorët e gipsit. Pas pak kanë ardhur edhe 2 elektricistë. Unë së bashku me Indritin kemi punuar në katin e parë.

Pas rreth dy orësh, Indriti më ka thënë që të shkoja të blija cigare, një pije energjike dhe dy çokollata. Unë dola dhe jam kthyer pas rreth 15 minutash. Kur jam kthyer, pashë që dera kryesore e banesës ishte e mbyllur dhe aty ndodheshin të pestë punëtorët, të cilët nuk më kanë lejuar që të futem në banesë. U kam kërkuar shpjegime dhe nuk më kanë dhënë. Më pas jam larguar te makina ime. Derisa unë kam qenë në objekt, nuk ka pasur ndonjë problem”.

Loading...