Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka reagur për herë të parë për çështjen e detit, e cila do të shkojë në Gjykatën e Hagës.
Kryeministri është shprehur se kjo është e vetmja zgjidhje në mënyrë që mosmarrëveshjet të shuhen.
“Kemi rënë dakord që meqenëse nuk mund të zgjidhim mosmarrëveshjet tona rreth caktimit të kufijve të Zonave Detare jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Kjo është mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre” tha ai.
Loading...