Dh.unoi fizikisht dhe psikologjikisht nënën, arrestohet në flagrancë nga Policia

Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht nënën, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.Ç.,25 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases D.Ç., 57 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Loading...