Dh unuan prindërit, a rrestohen dy fierakët

Bien në prangat e Policisë së Fierit 6 shtetas, katër prej tyre për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe dy për dhunë në familje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt duke u bërë burim aksidenti, arrestuan në flagrancë shtetasit:
L. K., 48 vjeç, banues në Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur;

M. A., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Apollonia”, u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur;

A. H., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi drejtonte automjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur.

K. B., 46 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Ford”, i pa pajisur me leje drejtimi.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin G. P., 23 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen M. S., 39 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Loading...