Seanca e ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq” mbërrin në pikën kur vjehrri, Leko, pranon borxhin që ka ndaj dhëndrit të tij, Artirit. Ky i fundit i kërkon me ngulm 15 milionë Lekët që vjehrri i ka prej 10 vitesh borxh sepse i nevojitet një operacion.
Eni Çobani sqaroi më herët situatën e Lekos gjatë rubrikës nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, e cila është e ngatërruar nga ana ligjore sepse toka ku ai ka kryer ndërtimin ka rezultuar të jetë pronë shtetërore. Një vendim i mëvonshëm e ka nxjerrë si tokë private dhe kjo e ka përzierë vjehrrin e Artirit në një mori gjyqesh e problemesh.
Problemi më i madh me të cilin ai përballet është konflikti me dhëndrin, që nga ana tjetër ndodhet në vështirësi financiare dhe pamundësi për të punuar.
Eni Çobani: Ia pranon borxhin këtij zotërisë apo e ke të falur ti?
Leko: Po, unë borxhin ia pranoj që ia kam marrë. Nuk ia bëj hasha.
Artir: Po mua më duhen sot, nuk më duhen mot.
Leko: Po ku t’i gjej moj zonja Eni?
Ardit Gjebrea: Sa Lekë i ka marrë?
Eni Çobani: Do ta thuash shumën e parave apo sdo ta thuash? Sa e ke shumën e parave? Mos të të vijë zor se nuk ka problem, çdo lek është i ndershëm, i pastër.
Artir: Një milionë e 500 mijë të reja.
Eni Çobani: 15 milionë Lekë të vjetra.
Artir: Zonja Eni, mua në qoftë se nuk do të më kishte filluar problemi i këmbës unë do ta prisja.
Eni Çobani: Akoma? 10 vjet e ke pritur.
Artir: Po s’ka gjë se prapë njeriu im është. Por që kur më filloi problemi i këmbës dhe unë nuk punoj dot….
Leko: Zonja Eni, unë nuk ia kam bërë hasha dhe nuk ia bëj hasha. Ta them sinqerisht, unë me të bërë dokumentat…
Eni Çobani: Ti do ta shesësh këtë shtëpi, çfarë do të bësh?
Leko: Unë me të bërë dokumentat, do ia jap paratë. Ta them sinqerisht, ja ku jeni të tërë këtu.
Eni Çobani: Po ku do ti gjesh?
Leko: Po mora lejen e shtëpive, unë do t’i shes.
Artir: Po kush do ia blejë shtëpinë atje? Shtëpia ndodhet mu në majë të malit! Kush do ia blejë atje?