Një dhëndër ka vdekur nga koronavirusi dy ditë pas dasmës së tij, ku edhe 95 të ftuarit ranë në kontakt me virusin vdekjeprurës.
Burri 30-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, pretendohet se ka qenë me simptoma para dasmës së tij në fshatin indian të Paliganj, përcjell Lajmiifundit.al.
Dhëndri, me profesion inxhinier softueri, vdiq pa u testuar pasi nuk e dinte që ishte i prekur, vetëm pasi ndërroi jetë u mor vesh arsyeja që i solli vdekjen, covid-19.
Nga kjo rezultuan pozitivë edhe 95 të ftuar që kishin qenë të pranishëm në dasmë, duke bërë që ky të jetë shpërthimi i parë masiv në shtetin indian, raporton “India Today”.
Gjatë ceremonisë ishin shkelur rregullat e distancimit social dhe gjithashtu të ndalimit të tubimeve me më shumë se 50 veta.
Lajmi i Fundit.al