Një avari për shkak të dëmtimit të rrjetit të tensionit të mesëm nga një subjekt privat ka lënë pa energji elektrike zonën e Dhërmiut.
Sipas OSHEE një subjekt privat ka dëmtuar rrjetin e tensionit të mesëm dhe për pasojë një pjesë të zonës në Drimadhes (Dhërmi) është pa energji elektrike.
OSHEE njofton se po punohet në terren ndodhet brigada e emergjencës për riparimin e avarisë.
Kjo situatë ndodh në kulmin e sezonit turistik dhe verës dhe në një nga zonat më të frekuentuara.
Loading...