Dhu.nohetvefektivi i P.olicisë

Një efektiv policie mësohet të jetë dh.unuar mbrëmjen e djeshme nga disa persona ende të paidentifikuar.

Burime jozyrtare bëjnë me dije për Vizion Plus se efektivi i policisë ka qënë duke lëvizur me motorr pranë Shkollës së Bashkuar në Tiranë, kur është ndalur nga dy automjete, njëra prej të cilave me ngjyrë të kuqe dhe tjetra gri, dhe pas një debati shoferi ka nisur të g.odasë efektivin.

Më pas nga automjeti me ngjyrë të kuqe, kanë zbritur tre persona të tjerë të cilët po ashtu kanë ushtruar dh.unë ndaj efektivit. Mësohet se efektivi nuk u është kundërpërgjigjur a.gresorëve.

Pas largimit të tyre i ka hipur motorit edhe është larguar.

Deri më tani nuk ka asnjë r.eagim nga ana e p.olicisë në lidhje me ngjarjen si dhe mbi a.gresorët e efektivit. Pritet që uniformat blu të japin detaje ne lidhje me ngjarjen si dhe motivin e s.ulmit.

Loading...