Dhuna e Rrajave për guroren, Prokuroria e Tiranës bën lëvizjen e menjëhershme

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas denoncimeve nga fisi Maja dhe të banorëve të zonës, se gurorja në Borizanë po i dëmtonte banesat, disa ditë më vona pas publikimit të videos të dhunës ku fisi Rraja godiste barbarisht me shkopinj bejsbolli dy kushërinjtë.

Në njoftimin zyrtar, Prokuroria bën me dije se ka nisur procedimet penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Ndër të tjera thekson se çështja vazhdon të mbetet në fazën e hetimeve paraprake.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Tiranë hetime për dy procedime penale për “Shkatërrim i Pronës” në Krujë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke marë shkas nga interesimi i mediave, në bazë të njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vijim të informacioneve të dhëna rreth konfliktit të ndodhur në Borizanë, ju bën me dije se: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Krujë, më datë 18.05.2023, ka regjistruar procedimin penal nr.3223 të vitit 2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Me shkresën Nr.6422, të datës 25.05.2023, dosja i është deleguar për kryerjen e veprimeve hetimore Komisariatit të Policisë Krujë. Në vijim të materialit të referuar me nr.1466 nga Komisariati i Policisë Krujë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, më datë 19.06.2023 ka regjistruar procedimin penal nr.3872 të vitit 2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Çështja vijon ende në fazën e hetimeve paraprake.

Loading...