Komisioni i Etikës ka vendosur përjashtimin e disa deputetëve të opozitës, që mbështesin Sali Berishën, pasi tensioneve dhe dhunës që shkaktuan në seancën plenare të së hënës. Pesë deputetët, Bledion Nallbati, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Albana Vokshi u përjashtuan për 10 ditë.
Ndërkaq, deputeti tjetër demokrat, Saimir Korreshi u përjashtua për 3 ditë. Të hënën, seanca plenare nisi dhe përfundoi me tensione, madje pati edhe përplasje fizike. Deputeti demokrat, Bledion Nallbati u përplas dhe goditi me grusht kolegun socialist, Vullnet Sina, teksa ky i fundit mori fjalën nga vendi i tij.
Ata u konfliktuan edhe jashtë ambienteve të Kuvendit, pas përfundimit të seancës, por u ndanë nga deputetët aty pranë. Sali Berisha nuk e dënoi dhunën e deputetit të tij, ndërsa Gazment Bardhi e amnistoi duke thënë se mazhoranca po dhunon çdo të drejtë të opozitës e nuk po i lë rrugë tjetër.