Federata Shqiptare e Futbiollit ka vendosur të dënoi “Tiranën” me dy ndeshje pa tifozë në stadiumin e saj. incidenti i ndodhur në fund të sfidës së luajtur në mesjavë mes bardhebluve dhe “Kukësit”, e përfunduar në barazim është marrë nën monitorim nga FSHF, e cila përmes komisionit të disiplinës ka vendosur që “KF “Tirana”, për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke u futur brenda pjesës së rrethuar të fushës dhe duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve, në bazë të Nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës”.
Kujtojmë, të martën në fund të sfidës mes “Kukësit” e “Tiranë” luajtur në “Selman Stermasi” në kuadër të javës së 12-të të superiores, tifozët bardheblu mësynë katërkëndëshin e gjelbërt duke goditur futbollistët e “Tiranës” për shkak se sipas tyre nuk po japin maksimumin për fanellën. Tirana po kalon një moment jo të mirë në superiore dhe nuk gjetur ende fitoren nën drejtimin e teknikut Ardian Mema.ATSH