Katër persona janë arrestuar nga Policia në Vlorë e Sarandë, 3 prej të cilëve për dhunë në familje.
Saktësisht një 27- vjeçar në Vlorë ka dhunuar ish- bashkëjetuesen, një tjetër 50- vjeçar në Selenicë ka dhunuar xhaxhain, kurse 66- vjeçari në Sarandë ka dhunuar kushërirën.
Po ashtu tek ‘’Uji i Ftohtë’’ është kapur një drejtues motori pa leje drejtimi dhe u arrestua menjëherë nga Policia.
NJOFTIMI NGA POLICIA:
Vlorë, Sarandë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, kanë arrestuar në flagrancë tre shtetas, si dhe një tjetër nga qarkullimi rrugorë:
L.Z., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, për motive të dobëta.
F. C., 50 vjeç, banues në fshatin Picar, Selenicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj xhaxhait të tij, për motive të dobëta.
F. L., 66 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kurshurirës së tij, për motive të dobëta.
A. Gj., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi përkatës.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme