Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me protestën që u zhvillua sot nga shoqëria civile dhe qytetarë të Tiranës, për dhunën ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat.
Balla iu bëri thirrje qytetarëve që të lënë drejtësinë që të bëjë punën e saj.
“Bashkë me qytetarët mund të kisha protestuar dhe unë, nuk ka asnjë problem. Mendoj se reagimi Policisë dhe i institucioneve të tjera ka qenë i duhur, e përshëndes dhe reagimin e shoqërisë civile. Por biem të gjithë dakord që të lëmë drejtësinë që të bëjë punën e vetë. Vendime te drejtësisë nuk i komentoj asnjëherë. Me veprimet e policisë jeni njohur. Ndaj ne kemi ngritur një akuzë ndaj dy punonjësve të policisë, se është bashkëpunim me dhunuesit. Ndaj reagimi i ministrit të Brendshëm, dhe i policisë, ka qenë i njëjtë dhe për rastin e vajzës në Vlorë. Nuk pata mundësi që t’i takoja protestuesit, pasi ishin larguar. Unë këtu zbrita dhe ju gjeta vetëm ju. Ajo që ka rëndësi dhe është më e saktë, është se tani të lëmë drejtësinë që të bëjë punën e vet.”, tha Balla.