Dhunimi i mjekut, reagon QSUT: Dënojmë ngjarjen, po ndihmonte pacientin që kishte rënë nga krevati

QSUT ka reaguar për dhunimin e mjekut Petrit Gjorgji nga një i afërm i pacientit. Në një deklaratë, QSUT bën me dije se incidenti ka ndodhur pasi mjeku ka qënë duke ndihmuar një pacient të shtruar në Njësinë e Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme i cili kishte rënë nga krevati.

Ngjarja u konfirmua për abcnews.al më herët sot nga vetë mjeku. Ndërkaq, në deklaratën e QSUT thuhet se dënojnë ngjarjen, ndërkohë që kërkojnë të zbardhet nga organet kompetente.

“I bëjmë apel opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin e tyre human për shpëtimin e jetëve njerëzore”, thuhet ndër të tjera.

Deklarata e plotë:
Sqarojmë se incidenti ka ndodhur pasi mjeku ka qënë duke ndihmuar një pacient të shtruar në Njësinë e Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme i cili kishte rënë nga krevati.

Rezulton se familjari i pacientit ka sulmuar mjekun ndërkohë që ky i fundit ka qënë duke dhënë ndihmë tek pacienti. Pas kallzimit nga ana e mjekut, kjo çështje po ndiqet nga organet kompetente.

Drejtoria e QSUNT dënon aktin e dhunës të ushtruar ndaj mjekut dhe u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen.

I bëjmë apel opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin e tyre human për shpëtimin e jetëve njerëzore.

Loading...