Komisioni i Pavarur i Mediave ka vendosur për ndërprerjen e transmetimit televiziv të “It’s my home”, kjo pasi aty u shfaqën skena dhune, ku më pas ndërhyri edhe policia.
Lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook, pronari i televizionit “First Channel”, Valon Maloku.
“Sipas vendimit të KPM-së programi Reality show “It’s my home” ndërpritet menjëherë në transmetimin televiziv”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, një debat i ashpër në këtë reality show, një banore është goditur me këpucë nga një tjetër banor. Në pamjet e publikuara shihet teksa largohet duke qarë nga pjesa ku po debatonte dhe askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar.
Madje, një banore e përkrahi dhunën ndaj saj duke i thënë sulmuesit “bravo, mirë ia bëre”. E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohej teksa thotë “S’jam ardhë unë mem rreh këtu”