Policia e Vlorës njofton se në orët e fundit ka arrestuar 3 persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë.
Sipas policisë, në pranga ka rënë një 37-vjeçar, që përpos se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, ka dhunuar efektivët e policisë në komisariat.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Vijon puna e Policisë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Policia ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe ka proçeduar në gjëndje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Sepecialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë , arrestuan shtetasin Xh.Xh., 37 vjeç, banues në lagjen 24 Maj, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu në ambjentet e Komisariatit të Policisë Vlorë shtetasi Xh.Xh., ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë së rendit gjatë ushtrimit të detyrës.
……….
E. Dh., 39 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi, në fshatin Roms, Selenicë, në automjetin në pronësin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis dhe një fenelinë si ajo që përdoret nga Policia e Shtetit.
……….
Specialistet e Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin N.E., 19 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi në dt.16.10.2020, në aksin rrugor në fshatin Plasë, Vlorë, është konstatuar duke drejtuar automjetin e markës “Volksëagen”, pa leje drejtimi.
……….
U proçedua në gjëndje te lirë shtetasi A.Gj., 29 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit personal i është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit Canabis Sattiva.
……….
U proçeduan në gjëndje të lirë shtetasit N. M., 17 vjeç dhe M.P., 15 vjeç, banues në Ksamil, sepse në datë 14.10.2020, në lagjen nr.1 Ksamil , për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasin O.K., 16 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.