Policia e Lushnjës ka vendosur në pranga një 70-vjeçar. I moshuari M. H., dyshohet se ka dhunuar fizikisht me sende të forta, për motive të dobëta, kunatën e tij, 62-vjeçaren J. H.
Kjo e fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet zgjedhore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Postimi i plotë i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., banues në fshatin Qerret i Ri, Lushnjë, pasi në banesën e tij, ka dhunuar fizikisht për motive të dobëta, me sende të forta, kunatën e tij, shtetasen J. H., 62 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Dhunë në familje”.