Dhunoi me sende të forta qenin! Policia e Himarës identifikon autorin e ngjarjes

Një vepër e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Himarë. Në një video të bërë virale, shfaqet një burrë i cili godet me çekiç në qen brenda një oborri shtëpie.

Pak më parë Policia e Himarës njoftoi se ka identifikuar personin i cili ka dhunuar kafshën. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale R. R., 54 vjeç, i cili vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.
“Himarë Pas publikimit në një portal, të një videoje në të cilën shfaqet një shtetas që godet me send të fortë, një kafshë (qen), shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin e tij.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se personi që shfaqet në video është shtetasi R. R., 54 vjeç, i cili vuan nga sëmundje të shëndetit mendor. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të shtetasit R. R., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”. Policia fton qytetarët që të denoncojnë numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar reagim të shpejtë dhe ligjor.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Loading...