Dhunonte gruan vazhdimisht, dënohet shqiptari

Një 31-vjeçar nga Shqipëria është dënuar me të paktën 3 vite burg për dhunën e vazhdueshme ndaj gruas së tij. Mediat italiane shkruajnë se ai e dhunonte në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, bashkombëse 25-vjeçare, gjatë viteve 2014 dhe 2016.

Madje e kishte ndjekur edhe në Shqipëri, ku ajo kishte vendosur të tranferohej pas një episodi dhune, ku ai kishte tentuar ta abortonte fëmijën që ajo priste me shqelma në bark.

Torino Today raporton se kanë qenë familjarët e 25-vjeçares, ato që e bindur vajzën ta denoncojë në policinë italiane, i cili disa ditë më parë ka marrë dënimin në Gjykatë.

Përveç dënimit, burri i detyrohet edhe 15 mijë euro pagesë gruas, e cila pas ngjarjes ka fituar mbrojtjen, që të mos pësojë asnjëherë dëme nga personi në fjalë. Sipas dëshmive 25 vjeçarja shpeshherë e detyruar nga bashkëshorti nuk dilte nga shtëpia prej ditësh.

(BalkanWeb)

Loading...