Dhunuan dhëndrin dhe krushkun, përfundojnë në burg dy persona, babë e bir

Policia e Tiranës njoftoi mëngjesin e sotëm se ka vënë në pranga dy persona, përkatësisht 54 dhe 22-vjeç, babë e bir, pasi kanë dhunuar dhëndrin dhe krushkun e tyre. Policia nuk ka zbuluar shkakun e kësaj ngjarje, ndërsa vijon hetimi për zbardhjen e plotë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasve B. Ç., 54 vjeç dhe H. Ç., 22 vjeç (bab e birë) pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve K. M., 30 vjeç dhe A. M., 53 vjeç ( dhëndrrin dhe krushku e tyre)”, njofton policia.

Loading...